Eleni Foureira ditë më parë ka performuar në finalen e “Eurovision 2019”.
Eleni Foureira në Izrael ka bërë testin e prejardhjes nga “My Heritage”, ku habiti të gjithë me rezultatin, shkruan lajmi.net.
Rezultatet e Elenit tregonin se ajo është 70% greke dhe pjesën tjetër nga jugu i Italisë.
E pyetur lidhur me këtë rezultat ajo kishte thënë “Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke”.
Moderatorja shqiptare, Eva Murati e ka pyetur atë publikisht në një koment “Performancë mahnitëse por greke dhe e Italisë së jugut???!!?? A nuk je shqiptare??”.
Përgjigja e Elenit ishte “Natyrisht që jam!!! Ato ishin rezultatet e ADN-së në “My heritage”.