A u gjet ilaçi kundër Covid 19?

Doktori turk zyrtarisht me 23 prill ta prezentojë ilaçin kundër Covid 19? Prof. Dr. Ercument Ovali nga Turqia njoftoi se tashmë 1 muaj ka punuar me ekipin e vet në gjetjen e ilaçit kundër Covid 19! Ai bëri të ditur se me dt. 23 Prill, zyrtarisht do ta prezentojë “Dornaz Alfen” , me ç’ rast do të sugjerojë aplikimin e tij për testim klinik! Ai këtë njoftim e bëri në Twiter, ndërsa e falenderoi ekipin që punoi me të! Këtë lajm e benë të ditur të gjitha mediat turke.

Marketing

Përndyshe, Dr. Ovali është hematolog ndërsa prej vitesh është ne krye të Laboratorit të qelizave dhe bankës se gjakut pranë spitaleve të Acibademit! Ndërkohë reagoi ministri i shëndetësisë i Turqise Fahrudin Kogja, i cili thotë se nuk duhet luajtur me njerëzit përmes mediave sociale! Mirëpo , Dornaz Alfa është një ilaç i njohur tashmë që është aplikuar në rastet e fibrozave cistike të mushkërive me sukses! Ndërkohë që Prof. Dr. Ercument Ovali nuk është i panjohur në Turqi!

Ai mbi 18 vjet punon dhe udhëheq Laboratorin Mikrobiologjik të spitalit më të njohur në Turqi! Sidoqoftë, të presim deri me date 23 Prill! Dhe të shpresojme se Dr. Ovali ia ka arritur!