Modelja Romina Hodaj qëndroi në krah të reperes Tayna në videoklipin e saj të fundit ‘Kce’.
Ajo tha se u quajt nga fansat në mediat sociale si ‘Çika e Taynas’.
“Kam marrë pjesë në videoklipin e fundit të Taynas. Në fillim të videoklipit jam gjithmonë në krah të Taynas dhe në krahun tjetër është Kejvina.
Ose siç më kanë quajtur rrjetet sociale ‘Çika e Taynas’. Sepse jam gjithmonë në krah të Taynas në videoklip”, tha ajo në emisionin Late Night Shoë në RTV Ora.
Romina tregoi nëse u abuzua me drogën në videoklip
“Jo nuk abuzuam me drogë. Nuk e kam qejf bari. Ne nga Vlora merremi me këto gjëra por jo”, tha ajo.