AAA selam ASH-së: Bëni 57 nënshkrime, AAA për 5 minuta e rrëzon Qeverinë!

Faton Fazliu nga Alternativa ka dërguar porosi në drejtim të Aleancës për Shqiptarët.

Marketing

Në Facebook ka shkruar se “kur t’i bëjnë 57 nënshkrime, katër deputetët e Alternativës për pesë minuta do të jenë” në Kuvend.

Shton se nuk do të kërkonin as ministri, pasi siç thotë, qëllimi është të formohet qeveri pa Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Kur t’i bëni 57 nënshkrime, katër deputetët e Alternativës i keni aty për pesë minuta. Nuk kërkojmë as poste as ministri, veç me formu qeveri pa BDI. Deri atëherë pranojmë kritika vetëm nga shokët tanë të sinqertë të ASH-së, të cilët po tregohen konstruktiv sepse e dinë mirë si qëndron realiteti, por nuk i pranojmë krrokatjet kritike prej atyre që u vetëkidnapohen deputetët një natë para se me ra Qeveria. (As prej analistave të tyre)”, shkroi Fazliu, transmeton TV21.