Abazi: ASh u takon atyre që çuan BDI-në në opozitë

Riaktualizohet debati rreth asaj se kujt i takon Aleanca për Shqiptarët. Eksponentët e ASh-së, krahu i Arben Taravarit njoftuan se ende nuk kanë marrur përgjigje në lidhje me ankimimin e tyre në Gjykatën e Apelit për atë se kujt i takojnë vulat e partisë. Mirëpo nga aspekti etik, Bujare Abazi tha se Aleanca për Shqiptarët i takon atyre që e çuan BDI-në në opozitë.
“Ne nuk kemi persona të instaluar në sistemin gjyqsor këtu në RMV. Informatat i marrin vetëm kur vijnë me shkrim. Kështu që nëse të tjerët kanë ndonjë informatë dhe nuk u pëlqen vendimi dhe shprehin paknaqësite e tyre, ne nuk e dimë, mirëpo unë ende nuk kam pranuar në zyrën time një vendim nga Gjykata e Apelit – Gostivar.”, tha avokati i ASh-së së Taravarit, Abedin Abdyli.
“ASH i takon atyre që ju përmbajtën idesë për çka fillimisht u formuar si parti dhe i shtynë idealet deri në momentin kur ne BDI-në e dërguam në opozitë.”, Bujare Abazi nga ASh krahu i Taravarit
Marketing