Abazi nga CryptoTresor: Maqedonia nuk ka bërë asnjë hap për të rregulluar kriptovalutat

Median Abazi nga Crypto Tresor në ClickPlus në TV21 ka akuzuar autoritetet në Maqedoninë e Veriut se me vite nuk kanë rregulluar ligjërisht kriptovalutat. Ai thotë se jemi i vetmi vend në rajon që nuk po merret me këtë çështje.

Marketing

“Institucionet shtetërore që nga viti 2013, deri tash nuk kanë bërë asnjë hap për t’i rregulluar kriptovalutata në Maqedoninë e Veriut. Jemi i vetmi vend që nuk ka qëndrim sa i përket kriptovalutave. E kemi Bankën Qendrore që referon se investimi në kriptovaluta është i rrezikshëm, aq”, tha Median Abazi nga Crypto Tresor.