Abazoviç: Më kanë kërcënuar dhe më kanë bërë presion, por nuk lëkundem

Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit “E Zeza mbi të Bardhë” ka folur lidhur me qeverinë e re në Mal të Zi, në një konference për mediat shqiptare

Marketing

Abazoviç deklaroi se qeveria do të punojë vetëm në drejtim të BE dhe nuk ka asnjë opsion tjetër, ndërsa shtoi se kryeministri i ardhshëm duhet të jetë një person i gatshëm për të kontribuar për vendin.

Ai u shpreh se imazhi i shqiptarëve në vend tashmë është në rritje, duke premtuar se koalicioni i tij do të punojë në drejtim të përmirësimit të gjendjes së tyre.

Abazoviç, po ashtu u shpreh se rrugëtimi i tij ka qenë shumë i vështirë, duke treguar se ka marrë edhe kërcënime por u shpreh se nuk do të lëkundet prej tyre.

“Unë shpresoj se qeveria e re do dedikohet për drejtimin drejt perëndimit. Kush mendon se Mali i Zi e ka vendin diku tjetër nuk mund të jetë partneri im. Nuk di a do të jetë ajo zgjidhja. Nuk jam shumë i interesuar. Unë mendoj se kryeministri i ardhëm i Malit të Zi duhet të jetë dikush që do punojë për qytetarët. Dritan Abazi është i gatshëm me dhënë kontribut. Autostrada jonë e vetme është BE.

Vetë prezenca në politikë ka dhënë një imapkt. Imazhi i shqiptarëve është në rritje. E mbani mend imazhin e kombit tonë. 30 vite ne nuk kemi pasur sukses. Ne do jemi më të suksesshëm se qeveritë e tjera. Zëri im dhe koalicioni që përfaqësoj ka për të qenë në drejtim të përmirësimit dhe gjendjes së shqiptarëve

Nuk kam qejf me fol. Por kam marrë mesazhe urimi edhe nga deputetë. Jam i ri dhe në politikë dhe ka për të ardhur koha për bashkëpunime në drejtim të përmirësimit të çështjeve

I vetmi destabilizim është pushteti që duhet të largohet. Këtu kanë njerëz që kanë fituar miliona jashtë ligjit. Njerëzit e thjeshtë duan paqe, tolerancë, të drejta dhe demokraci. Vetëm ata që janë të lidhur me krimin, mundohen të prodhojnë destabilitet. Çdo gjë do kalojë në mënyrë paqësore. Ne jemi kënaqur kur kanë ardhur ndryshime në Kosovë dhe Shqipëri. Kërkoj mirëkuptim nga opinioni në Shqipëri dhe Kosovë

Shumë më kanë kërcënuar dhe më kanë bërë presion, por ata as më blejnë as më korruptojnë. Unë eci rrugëve edhe kur kam pasur më pak sukses. Mua nuk më blejnë e as korruptojnë.. Nuk kam asnjë far problemi”, deklaroi Abazoviç.

Marketing