Abazoviç përuron shkollën e vetme shqipe në Mal të Zi, Rama e përgëzon

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç mori pjesë në përurimin e shkollës së rikonstruktuar në Rozhajë, e cila është e vetmja ku mësohet në gjuhen shqipe.

Marketing

“Punimet kapin vlerën e rreth 250 mijë eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës”, u shpreh shefi i qeverisë.

Abazoviç shtoi se është hera e parë që një kryeministër i Malit të Zi vjen në këtë shkollë. Në lidhje me këtë reagoi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili në rrjete sociale ndau foto nga vizita që Abazoviç zhvilloi për përurimin e shkollës në Rozhajë.

“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, shkroi Rama në rrjetet sociale.