Abazoviq për vizitë zyrtare treditore në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do të qëndrojë për vizitë zyrtare treditore në Kosovë.

Marketing

Sipas njoftimit për media të ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, kreu i qeverisë malazeze gjatë kësaj vizite do të takohet me presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pos me krerë të shtetit, Abazoviq do të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, dhe atë të LDK-së Lumir Abdixhikun.

Në agjendën e vizitës së shefit të Qeverisë së Malit të Zi janë edhe takimet me dy ish-presidentë të Kosovës, Atifete Jahjagën dhe Behgjet Pacollin.

Përpos politikanëve, Abazoviq do ta vizitojë fabrikën Prince Cafe në Pejë dhe do të pritet nga Shkëlqim Devolli, aksionar i Devolli Corporation.