Abazoviqi vizitohet nga Donfried e Escobar në ditën e parë të punës

Kryeministrit të ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në ditën e tij të parë të punës, i kanë shkuar në zyrë për vizitë zyrtarë të lartë amerikanë.

Marketing

Abazoviq është shprehur i lumtur që sot në zyrën e tij ka pritur Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se Mali i Zi dhe SHBA vazhdojnë ta forcojnë partneritetin.

“Fokusi ynë mbetet te sundimi i ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe investimet. U nderova nga vizita e Karen Donfried, një zyrtare e lartë amerikane dhe ekipi i saj, në ditën e parë të punës në kabinet. I mirëprita së bashku me ministrin e Jashtëm, Ranko Krivokapiq”, ka shkruar Abazoviq.

https://www.facebook.com/abazovicdritan/posts/556846182463573

Marketing