Dhjetori dhe Shkurti, datat 20 dhe 15 të viteve 1969 dhe 2018 janë kolonat e kuqe që e mbajnë brenda tyre jetën e bujshme të të pavdekshmit Abdihaqim Ademi!
Ngjarjet e mëdha të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, krahas Udhëheqësit të tij Ali Ahmeti, mbajnë të pashlyer vulën e personalitetit të madh e të shquar, të organizatorit të talentuar, bashkëpunëtorit besnik, burrështetasit të madh e Zvendëskryeministrit e Ministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që për shqiptarët ishte gjurmëlenësi i parë historik shqiptar i gjenerates së re e të politikaneve të artikulluar e modern që po paralajmëronin pushtimin progresiv të skenës politike shtetërore e diplomatike ndërkombetare në atë vend e në atë shtet, ku dikur shqiptaret ishin vetëm bardh e zi, ishin vetëm numra e ishin vetëm monedhë për kusuritje dhe shkëmbeheshin në dëm të tyre e për zbatim të programeve e projekteve antishqiptare!
Data e 20 Dhjetorit e vitit jo shumë të largët, ka sjellur në jetë Abdilhaqim Ademin, i cili prej vitit 2001 e deri sa mbylli sytë përgjithmonë me 15 Gusht 2018, ishte njëri prej bashkëpunëtorëve më besnik, më të afërt, e më të shquar të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, te Abdilhaqim Ademi, kishte parë shqiptarin e madh e të përkushtuar, besnikun e fjalës së dhënë dhe të mbajtjës së sajë, te shqiptari që nuk t’i kthen krahët dhe nuk të tradhëton kurrë, që nuk shitet për asnjë çmim dhe që nuk mund të blihet nga askush në dëm të çështjes shqiptare e në dëm të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim!
Është humbje e madhe për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, për familjen e Tij, për shoket e miqtë e shumtë, që nuk e ka në mesin e Tij këtë bir te madh e të lavdishëm sot në ditëlindjen e Tij të 52-të!
Sikur të ishte gjallë e në mesin tonë, do të ia uroja ditëlindjen më një thirrje telefonike e me një urim publik, sepse jeta e Tij, nuk kishte vlerë vetëm për Atë e për familjen e Tij, por kishte vlerë e kishte kuptim për Kombin, ngase e kishte vënë në shërbim të popullit e Atdheut, në shërbim të Partisë e të shtetit!
Unë e kamë dashur dhe respektuar shumë Abdilhaqim Ademin, sepse Ai ishte një nga shokët më të afërt dhe më besnik të shokut tim, Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Në pamundësi për ta uruar Abdilhaqim Ademin për ditëlindjen e Tij, unë e uroj Udhëheqesin e Tij, shokun e mikun e Tij, Kryetarin e Tij, shokun e mikun tim, Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti, urime ditëlindjen e Abdilhaqim Ademit!
Ai është i pavdekshëm, sepse të pavdekshëm e ka bërë vepra e Tij e madhe, të pavdekshëm e ka bërë besnikëria e Tij e madhe dhe e pashembullt shqiptare ndaj Udhëheqësit Ali Ahmeti!
Gjithmonë do të nderohet në ditëlindjet e Tij, sepse Ai ishte dhe mbetet lindje e madhe për popullin e për Kombin shqiptar!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 20 Dhjetor 2021!