Abdul selam Selami në Resnjë takon prodhuesit e mollës (FOTO)

Zv drejtori i Agjencionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abdul Selam Selami bashkë me sekretarin shtetëror në Ministrin e Bujqësis Nefrus Çeliku dhe Drejtorin e Agjencionit për nxitje të bujqësis Elgafar Jusufi ishim në vizitë në rajonin e Resnjës.

Marketing

“Është kënaqësi të jem në këtë rajon i cili është i njohur për prodhimin e mollës.Ishim në takim direkt me prodhuesit e mollës ku sqaruam për mundësitë e tyre për përfitimet që i kanë si nga arka nacionale poashtu edhe nga Ipard fondet për zhvillim të bujqësis.
Në bazë të statistikave nga ana e Agjencionit , këtij rajoni për vitin 2017 për subvencione u janë paguar 139.156.073,00 denarë që është shkas i mirë që të kemi përqëndrim më të madh në këtë pjesë të vendit me përparim dhe investime në të cilin bujqësia është profesion primar ka thënë Selami