Abdul Selam Selami nuk ndalet, tre projekte infrastrukturore për Kërçovën

Agjencia për përkrahje financiare dhe zhvillim rural me tre projekte në infrastrukturë rurale me masat 321, 322 dhe 323 do e financon Komunën e Kërçovës dhe atë:

Marketing

Masa 321, mjetet mund të përdoren për ndërtimin e rrugëve që lidhin rrugët rajonale dhe regjionale me gjatësi nga 5 deri në 7 km, ndërtimi i ujësjellësve dhe kanalizimeve, ndërtimin dhe rehabilitim e qendrave kulturore rinore, tregje për kafshë dhe të tjera.Me këtë masë Komuna e Kërçovës do financohet në ndërtimin e rrugës nga fshati Baçishtë deri tek fshati Greshnicë.

Masa 322, mjetet mund të përdoren për rindërtimin ose ndërtimin e rrugëve nëpër fshatra, përpunimin e planeve të detajuara urbane, rindërtimin ose ndërtimin e shesheve. Në këtë masë Komuna e Kërçovës do financohet në ndërtimin e rrugës me gjatësi 647m në fshatin Reshtani.

Masa 323, me këto mjete mund të ndërtohen rrugë për të lidhur me objekte kulturore, ose me rëndësi për jetën e qytetarëve , si dhe lidhje infrastrukturore me objektet e trashëgimisë kulturore, rregullimin e zonave të piknikut, dhe gjelbërimin e zonave përgjatë liqeneve natyrore apo rrugëve në zonat rurale.

Në këtë masë Komuma e Kërçovës do financohet për rekonstrumin e rrugës në fshatin Jagol , si dhe lidhjen e të njëjtës me objekte fetare.

Marketing