Sot kishim takim pune me UD Kryetar i Dibrës z.Hekuran Duka dhe sekretarin e Komunës së Dibrës z.Ylli Mirzo.
Duke e ditur se Dibra është qytet me pjesën dërmuse rrurale dhe vend me tok pjellore ndëgjova ide të mira nga Kryetari z.Duka duke filluar nga ide për modernizimin e maqinerive bujqësore të cilët i kemi në projektet e IPARD e deri në infrastruktur rurale nëpërmjet projekteve konkrete që finanson Agjencioni jonë dhe ato janë:
Masa 321, mjetet mund të përdoren për të lidhur rrugët rajonale dhe regjionale me gjatësi nga 5 deri 7 km, ndërtimi i ujësjellsave dhe kanalizimeve, ndërtimin dhe rehabilitimin e qendrave kulturore rinore, tregje për kafshë dhe të tjera.
Masa 322, mjetet mund të përdoren për rindërtimin ose ndërtimin e rrugëve nëpër fshatra, përpunimin e planeve të detajuara urbane, rindërtimin ose ndërtimin e shesheve.
Masa 323, me këto mjete mund të ndërtohen rrugë për të lidhur me objektet kulturore, ose me rëndësi për jetën e qytetarëve si dhe lidhje infrastrukturore me objektet e trashëgimisë kulturore, rregullimin e zonave të piknikut, dhe gjelbërimin e zonave përgjatë liqeneve natyrore apo rrugëve në zonat rurale.
Komuna e Dibrës vetëm se është aplikant në këto masa dhe së shpejti do mundsohet që të fillohet me punë dhe do jepen vendime nga Agjencioni.
Nga takimi u ndamë me shpres dhe përqëndrim të fort për një Dibër më të mirë.