



Zëvendës drejtori i drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami sëbashku me drejtorin e NP “Parqe dhe Gjelbërime” Ardijan Muça në ditën ndërkombëtare pa makina kanë deklaruar se Agjenda e blertë na bashkon edhe në aktivitete rekreative, për shëndet dhe ambient të pastërt!
Selami mes tjerash ka shkruar
✅Në ditën ndërkombëtare pa vetura, nga lagja Gazi Babë japim mesazhin se për shëndet më të mirë nevojitet shumë pak, një biçikletë dhe pak vullnet! 🚲💚
Të inkurajojmë njëri tjetrin që sa më pak të përdorim vetura, e sa më shumë biçikleta! Të bëhemi bashkë, për shëndetin tonë dhe të familjarëve!