Abonuesit e ‘Telekomit të Maqedonisë’ mes të parëve në Evropë me mundësi për pripejd eSIM zgjidhje

Telekomi i Maqedonisë edhe një herë e konfirmon pozicionin e tij udhëheqës në inovacionet teknologjike dhe digjitalizimin, duke e prezantuar pripejd eSIM zgjidhjen e re.

Marketing

Për herë të parë në treg, është krijuar një zgjidhje inovative për segmentin me parapagim, të mundësuar përmes teknologjisë së fundit eSIM, me të cilën abonuesit i mundësohet të marrë një numër të ri me parapagim të rrjetit më të mirë me vetëm disa klikime, nga cilido vend dhe në çdo kohë. Ajo që e bën zgjidhjen veçanërisht tërheqëse është fakti që profili eSIM bëhet i kapshëm menjëherë edhe atë përmes një procesi plotësisht të digjitalizuar.

eSIM pripejdi i ri është plotësisht fleksibël dhe jep mundësinë që abonuesi ta zgjedh ofertën më optimale sipas nevojave të tyre të komunikimit, duke zgjedhur aktivizim të një ose kombinimit të disa paketave të kombinuara dhe/ose të internetit të vlefshme për 7 ose 30 ditë.
Me eSIM pripejd mund të merrni një numër të ri pripejd edhe nga jashtë vendit, para se të kaloni kufirin dhe kështu qëndrimi në Maqedoni të fillojë i përgatitur nga aspekti i komunikimit, me ndërlidhje të rrjetin më të mirë që në momentin e parë.

Që të mund të përdoret eSIM shërbimi, nevojitet një pajisje që e mbështet këtë teknologji. Në të ardhmen, eSIM do të bëhet standard i mbështetur nga çdo pajisje, me çka në të njëjtën kohë do të nxitet zhvillimi i zgjidhjeve që do të përgjigjen në nevojat e përdoruesve dhe njëherit do të kontribuohet për ruajtjen e mjedisit jetësor përmes heqjes së plastikave nga përdorimi.
Vendosja e shërbimit është e një rëndësie të veçantë sepse abonuesit e Makedonski Telekom janë ndër të parët në Evropë që do të kenë mundësi t’i shijojnë përfitimet e kësaj risie teknologjike.
Makedonski Telekom në mars për herë të parë në treg e prezantoi еSIM teknologjinë për abonuesit postpejd. Me risinë aktuale, kompania e përfundon procesin në sigurimin e SIM zgjidhjeve elektronike dhe profilizohet si lider në zhvillimin e shërbimeve dhe në fushën e “Internetit të gjërave” dhe pajisjeve të ngjashme.
Më shumë hollësi në www.telekom.mk