Abramovich pranon ofertën monstruoze për Chelsea – ja kush mund të jenë pronarët e rinj

Skuadra e Chelsea ka pranuar ofertën e parë për blerjen e klubit.

Marketing

Sanksionet e vendosura nga qeveria e Britanisë së Madhe në raport me Roman Abramovich kanë bërë që Chelsea të kërkojë pronarë të rinj.

Sipas raportimeve të fundit, ‘Saudi Media Group’ kanë nisur ofertën drejt Chelsea për të marrë pronësinë, përcjell lajmi.net.

Mediat britanike bëjnë të ditur se Chelsea ka pranuar një ofertë monstruoze prej afro 3 miliardë eurove.

Procesi i shitjes së klubit të Chelsea do të monitorohet edhe nga qeveria britanike, në kuadër të sanksioneve të vendosura ndaj Abramovich.