Agjencia për mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit rural sot ka bërë pagesën në bazë të pagesave shtesë direkte për kulturat e kopshtarisë dhe frutave të dorëzuara në objektet përpunuese.
Zëvendës drejtori Remzi Abdullahi ka njoftuar se Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka bërë pagesën në bazë të pagesave shtesë direkte për kulturat e kopshtarisë dhe frutave të dorëzuara në objektet përpunuese, raporton indeks.mk
“3942 shfrytëzues që kanë dorëzuar kulturat e kopshtarisë përfitojnë mbështetje financiare prej 230 milionë denarë.178 shfrytëzues që kanë dorëzuar kulturat e frutave përfitojnë mbështetje financiare prej 16,3 milionë denarë”, ka njoftuar Abdullahi.
Ditë më parë, zv.drejtori Abdullahi ka bërë dhe shpërndarjen e 2500 kartelave për naftë të gjelbërt në rajonin e Pollogut, respektivisht, Tetovë dhe Bogovinë.