Abuzime me vërtetimet për shmangien e vaksinës

Disa qytetarë kanë gjetur një mënyrë për t’ju shmangur vaksinimit dhe të lëvizin lirshëm pa u penguar nga masat restriktive. Mjekët amë janë në hall nga kërkesa të shumta të qytetarëve që duan të marrin vërtetime që nuk iu takojnë, për të dëshmuar kinse kanë probleme shëndetësore për të cilat nuk rekomandohet marrja e vaksinës.

Marketing

Megjithëse kjo procedurë është e rregulluar që vetëm disa kategori të lirohen nga vaksinimi përmes vendimit të specialistëve përkatës, mjekët amë shprehen se kërkesa të tilla ka shumë në gjithë vendin.

Kjo formë e abuzimit me procesin e imunizimit akoma nuk ka marr përmasa shqetësuese në vend, por alarmin e ngritën nga mjekësia familjarë.