Abuzimet seksuale me të mitur, FBI zbulon taktikat e kishës katolike

Një hetim i FBI-së ka zbuluar se kisha katolike kishte përdorur disa taktika për të fshehur krimet e abuzimeve seksuale me të mitur nga priftërinjtë.

Marketing

Një ndër këto teknika që u përdorën brenda kishës ishte të mos i përdorin fjalët si “përdhunim” kur iu referoheshin këtyre pohimeve, por thjesht t’i quanin ato “probleme kufijsh” ose “kontakte të papërshtatshëm”.

Një priftit të akuzuar për dhunë të vazhdueshme seksuale ndaj fëmijëve i referoheshin se ‘kishte vështirësi’ dhe kisha në vend që të hetonte për këto pretendime, ajo thjesht pranonte pa dyshuar atë që thoshte i akuzuari, thuhet në raportin e jurisë së Pensilvanisë, transmeton Klan Kosova.

Në një rast, një prift u zhvendos nga Allentown në New Mexico, pastaj në Teksas, pasi u shfaqën akuza të shumta abuzimi. Ai më pas u arrestua për një ngacmim ndaj një djali.

Nëse pretendimet për abuzim seksual ndaj të miturve bëheshin aq problematike saqë prifti duhej të shkarkohej nga kisha, mungesën e tyre do ta shpjegonin si “pushim mjekësor”.

Marketing