Shtatë herë fituesit e Ligës së Kampionëve do të zbarkojnë në Prishtinë për një ndeshje miqësore me Niklin.
Ky takim është zyrtarizuar për tu zhvilluar më 10 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
E Milani në këtë sfidë do të vije me skuadrën e tyre më të mirë, pasi nuk do t’i mungojnë yjet.
Nga kapiteni Alessio Romagnoli, tek portieri Gianluiggi Donnarumma e yjet tjerë si Piatek, Kessie e Bonaventura do të jenë në Prishtinë.
Skuadra e trajnerit Gianpaolo do të vije në kryeqytetin kosovar me 22 futbollistë.
Lista është publikuar nga faqja e tifozëve të Milanit, AC Milan News.