AC Milan ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Lazios, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
“Rossonerët” ka triumfuar me rezultat 4 – 0.
Rafael Leao pas një asistimi të shkëlqyeshëm të Alessio Romagnoli realizoi nga afërsia për t’i dhënë epërsinë vendasve (24′).
Ndërsa, ishte Olivier Giroud që dyfishoi epërsinë pas një aksioni të shkëlqyeshëm të Milanit, ku u asistua nga Leao (41′).
Vetëm pesë minuta më vonë, francezi doli sërish në skenë duke realizuar nga afërsia (45+1).
Milan vazhdoi dukshëm me dominimin edhe në pjesën e dytë, ndërsa fitoren e vulosi mesfushori Franck Kessie pas një topi të kthyer nga rivendja këndore (79′).
Kësisoj, Milan është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, aty ku do përballet me rivalin lokal, Inter.