Këngëtarja me famë botërore, Adele, pritet që të lansojë albumin e saj më të ri në shtator – sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Albumin e fundit Adele e solli në vitin 2015.
Në video Adele shihet se ka pasur ndonjë ndejë private dhe një moment të mbrëmjes, ajo u ka thënë mysafirëve të ‘presin për albumin e ri në shtator’.
Kujtojmë se britanikja së fundmi është komentuar edhe për ndryshimin drastik që ka bërë në dukje. U raportua se Adele i ka humbur 45 kilogramë, si rezultat i dietës rigoroze që e ka kombinuar edhe me aktivitete fizike.