Këngëtarja shqiptare, Adelina Thaçi, e ka uruar bashkëshortin e saj Bardhylin, me fjalët më të mira në tetëvjetorin e kurorëzimit.
Ajo hyri në Instagram për të postuar një kolazh me fotografi të çiftit dhe për t’i treguar edhe një herë se sa e lumtur është pranë tij.
“Sot 8 vite kurorezuam gjithe dashnine tone.
Pergjate viteve u bekuam me dy vajzat tona Fionen e Melisen.
Keto vite perjetuam emocione te jashtezakonshme, gezimi e idhnimi,por bashke tejkaluam sfida te randa e i lame pas duke u forcu dhe me shume.
Jam e lumtune qe qdo dite e gezojm me shendet te mire, e femijet i kemi mire.
Gezuar 8 vjetori i marteses sone, shnet e gezime bashkeudhetari im”, ka shkruar ajo.
Urime Adelina dhe Bardhyl.