Këngëtarja kosovare, Adelina Ismaili, është në garë për të fituar çmimin ‘Gruaja më me ndikim në Kosovë’.
Ajo është nominuar nga Samiti Global i Grave, (Global Women Summit 2019) për çmimin si ‘Gruaja më me ndikim në Kosovë’.
Në faqen zyrtare të këngëtares, janë publikuar edhe detaje të profilit të Ismailit në karrierën e saj të gjatë muzikore.
Adelina Ismajli filloi të këndonte në një moshë shumë të re, duke u bërë një nga këngëtarët më me influencë në Kosovë e viteve të 90-ta.Ajo filloi të garonte në festivale të ndryshme të fëmijëve në territoret shqiptare, si Akordet e Kosovës, Festivali i Këngës për fëmijë në RTSH dhe shumë të tjerë. Gjatë viteve të adoleshencës, Adelina publikoi shumë këngë që flisnin për të drejtat e fëmijëve dhe jetën e adoleshentëve”, shkruhet ndër të tjera në publikimin e “Global Summit of Women”.