Adelina Ismaili, një zë e emër ma karrierë të bujshme në skenën tonë, po i rikthehet muzikës pas kaq shumë viteve pauzë.
Artistja e cila vulosi thellë emrin e saj në botën muzikore përgjatë këtyre viteve, la të nënkuptuar këtë gjë përmes një postimi në Instagram.
Adelina publikuar disa fotografi në studion e Florent Boshnjakut me legjendën e muzikës, Sabri Fejzullahu.
“Në maje të botës me monumentin e gjallë të muzikës moderne shqipe Sabri Fejzullahu dhe legjendën e notave Florent Boshnjaku”, shkroi Ismaili.
Adelina e cila i ka munguar skenës muzikore për kaq shumë kohë si duket po rikthehet fuqishëm.