Adem Avziu drejtori që i dha frymë Kodrës së Diellit

Edhe natyra ta kthen në të njëjtën monedhë nëse fillon të bësh diçka për të. I tillë është edhe një vend magjepsës si Kodra e Diellit që ka filluar ta prekë dora e ndryshimit atje. Si rrallë herë më parë atje ka borë që nisë të bie herët. Vite më parë mbaronte sezoni akoma pa filluar sepse s’kishte asgjë, madje as borë.

Marketing

Natyra “acarrohej” me ata që rrënonin gjithçka. Njerëzit për shkak të këtyre rrethanave iknin në zona tjera turistike duke refuzuar Kodrën e Diellit që është një thesar. Sot ai vend ka filluar të ringjallet. Atje edhe nata është bërë ditë dhe s’ka më errësirë. Por e gjithë kjo histori ndryshimi ka një protagonistë kryesorë i cili erdhi heshtur, pa bujë, por erdhi të ndryshojë gjithçka atje në atë pikë turistikë të rëndësishme jo vetëm për Tetovën por edhe rajonin e më gjerë. Ky është drejtori Adem Avziu që për kaq pak kohë ka arritur t’ia kthejë shkëlqimin e humbur një zone turistike që po ringjallet dita-ditës.

Adem Avziu, ish Sekretari Shtetëror në MSHIA u emërua vitin që shkoi Drejtor Gjeneral i ‘Elem Turs’ ,pra një kompanie e cila është një nga më atraktivet në vend. Këtë detyrë ai e mori në momentin më delikat për kompaninë që menaxhon edhe qendrat sportive rekreative në vend, por ai e dëshmoi se mund të bëjë gjëra që nuk ishin prekur me vite dhe ndryshimi shihet tashmë.

Drejtori Avziu për herë të parë, pas plot 13 vitesh, ELEM TURS SHPKNJ riaktivizoi TS Ski Ashensor 2 në Kodrën e Diellit ndërsa përfitimet e aktivizimit janë të një rëndësie të madhe për Qendrën e Skijimit Kodra e Diellit. Përkatësisht do të përdoret për të furnizuar me energji elektrike sistemin e ndriçimit për skijimin e natës në pistat e Aerodromit. Skijimi i natës në pistat e Aerodromit është një nga disa risitë e përgatitura nga ELEM TURS për sezonin e ardhshëm të skijimit 2021/2022 në Kodrën e Diellit. Por drejtori Avziu nuk u ndal me kaq. Një tjetër investim është edhe ndërtimi i parkut të madh të borës dhe kjo bëhet për herë të parë në historinë e kësaj qendre turistike. Poashtu në këtë zonë turistike është zgjedhur problemi i parkingut për vizitorët e Ski-Qendrës “Kodra e Diellit” Përveç parkingut të madh përball stacionit policor (Parkingu), këtë sezon vihen në përdorim të plotë edhe dy parkingje të reja ekzistuese Parkingu i cilin ndodhet poshtë hotel Sllavija dhe Parkingu që ndodhet përball hotel Scardus Të njejtat janë sinjalizuar me shenja adekuate dhe do të mirëmbahen në mënyrë të vazhdueshme nga shërbimet e Ski-Qendrës”.

Me shfrytëzimin e tyre ka marrë fund tashmë kaosi i trafikut i krijuar për vite me radhë, sidomos gjatë sezonit dimëror. Poashtu Avziu si drejtor e lëshoi edhe gjashtë ulësen në Kodrën e Diellit pra më saktësisht teleferikun me gjashtë ulëse që ka kapacitet të bart 1.200 persona brenda 1 ore. Teleferiku është i pajisur me të gjitha mjetet e sigurisë. Është kapacitet i jashtëzakonshëm, gjithçka është modernizuar dhe automatike. Në qoftë se ka rreziqe nga era me automatizëm ndërpritet dhe nuk lejon që të ec tutje, e gjithë kjo është për shkaqe sigurie. Në këtë qendër poashtu janë edhe furgonat e rinj për Ski-Qendrën “Kodra e Diellit”.

Të njejtat janë vënë në funksion për nevojat e Qendrës së Skijimit dhe e gjithë kjo për të reduktuar turmat e shkaktuara nga numri i madh i automjeteve në Ski-Qendër. Askush nuk do kishte besuar se Kodra e Diellit do të çlirohej, do të hapej dhe do te merte një emër tjetër nga ajo që ishim mësuar, por realiteti tashmë është ndryshe atje. Sot Kodra e Diellit ka depërtuar në gjithë rajonin dhe po afrohet me qendrat tjera rajonale që kanë investime direkte të huaja.

Drejtori Avziu është një nga kuadrot më të suksesshëm që BDI ka pasur ndërvite si kuadër i ri e që shembullin e tij duhet të ndjekin edhe të tjerët, sepse postet nuk janë vetëm për të pirë kafe, por edhe për tia zbardhur fytyrën edhe BDI-së edhe Ali Ahmetit./TS/