Adem Avziu: Turp për Taravarin!!!

Sekretari shtetëror në  Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Adem Avziu nëpërmjet facebook-ut i përgjigjet deklaratës së Arben Taravarit në lidhje me administratorët shqipëtar, ku i ofendon “se ata ju mbajn byrek maqedonasve”

Marketing

“Turp për Taravarin!!!
Nuk mund ta paramendoj që një “Doktor” të shprehet me këtë fjalor!!! Sot Taravari ofendoi mbi 22.000 administratorë shqiptarë (bazuar në të dhënat e fundit).

I bëj thirrje Doktorit që të Ju kërkojë falje publike të gjithë administratorëve shqiptarë. Nësë ai në ndonjë kohë ka mbajtur byrek për dikë, ne JO!!! E njoftoj opinioni gjithashtu edhe “D-r. Taravarin” që një numër i madh i administratorëve shqiptarë në institucione të ndryshme përfaqësohen me Këshilltarë, Udhëheqës njësie, Udhëheqës sektori, Drejtor sektori, Këshilltarë Shtetëror, Udhëheqës në borde drejtuese.

Këto administratorë shqiptarë që ti i ofendon sot shërbejnë dhjetëra e qindra qytetarë në ditë. Andaj, kërkoj nga ju që të kërkoni falje për të gjithë administratorët dhe familjet e tyre.” – thotë Avziu

https://facebook.com/story.php?story_fbid=148031836617312&id=100042314893063