Adem Demaçi i kishte dërguar porosi të fortë Gruevskit: Ta dish se shqiptarët s’janë vetëm!

eprimtari i mirënjohur Adem Demaçi njihet edhe për qëndrimet e tij të forta edhe ndaj ish-regjimit të kaluar të Nikolla Gruevskit.

Marketing

Ai në njërën nga intervistat e fundit të tij tre vite më parë kishte goditur ashpër pushtetin dhe sjelljen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski me shqiptarët në Maqedoni, informon INA.

“Është çështje kohe kur Evropa do të fillojë ti bëjë presion Gruevskit për të ndaluar politikat përjashtuese ndaj shqiptarëve. Gruevski mos të harrojë se shqiptarët në Maqedoni nuk janë vetëm”, kishte theksuar veprimtari tashmë i ndjerë, i cili vdiq të enjten më 26 korrik.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare nuk do të tolerojë politikë të njëanshme që i nënvlerëson shqiptarët, të cilët në Maqedoni nuk janë pakicë.

“Ata janë gjysmë million dhe kanë fuqinë e tyre ekonomike, resurse njerëzore dhe kulturore. Ata kanë dy fqinjë, Shqipërinë dhe Kosovë, dhe ne nuk do të mund të rrijmë me krahë të kryqëzuar dhe të shohim se çfarë po bën Gruevski me politikën e tij dhe si po i nënçmon shqiptarët në politikë dhe qeverisje, për të cuar këtë shtet përpara, që siç e dijmë kanë probleme me grekët, dhe pikërisht për shkak të kokëfortësisë”, ka theksuar Adem Demaçi, që ishte njohës edhe i zhvillimeve rajonale dhe kontribues i paqes dhe dialogut midis komuniteteve.

Marketing