Ademi: Ali Ahmeti shquhet për unifikim të shqiptarëve, do të ketë tryezë të të gjitha partive

Koordinatori i grupit parlamentarë njëherë edhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në emisionin “Klan Debat”, sonte ka debatuar me kolegët e tij deputet nga rradhët e partive tjera shqiptare.

Marketing

Duke folur për heqjen e termit “20%” nga Kushtetuta deputeti Ademi ka thënë se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti shquhet për unifikim. Duke shtuar se ka bërë disa herë kërkesa për unifikim.

“Kryetari i BDI-së, Ahmeti shquhet për unifikim të shqiptarëve. Që para themelimit të BDI-së ka qenë faktorë i unifikimit të shqiptarëve. Shpesh herë ai ka ftuar që të unifikohen partitë politike që duan ta sfidojnë BDI-në në mënyrë që të mos defaktorizojnë shqiptarët dhe ti përçajnë“, deklaroi Ademi

Ai kujtoi se pikërisht Ahmeti ishte ai që e ftoi tryezën e partive politike shqiptare për të bashkërenditur politikat shqiptare.

“Unë do të jem i sinqertë. Të them se informacionet e mia flasin për organizim të një tryeze për të diskutuar të gjitha temat. Kur them partitë politike, flas për partitë të të gjitha etnive. Për ndryshimin Kushtetuese duhet 2/3 e votave, pa dallim prapavije etnike”, shtoi Ademi.