Ademi: Anullimi i maturës shtetërore, opsion i hapur

Kërkesës së maturantëve që MASH për sivjet të anullojë mbajtjen e provimit të matures shtetërore, ministri i Arsimit Arbër Ademi iu përgjigj se për këtë çështje akoma nuk ka ndonjë vendim të prerë, dhe se çdo vendim i cili do të sillet do të jetë në të mire të nxënësve.

Marketing

Ministri Ademi shtoi se situata po niqet me vëmendje nga ana e MASH-it. shtoi se për këtë çështje është diskutuar edhe në mbledhje të qeverisë

“Nuk ka vend për brengosje, akoma jemi duke diskutuar. Duhet të bëhen analiza plotësuese, të gjitha opsionet janë në tavolinë. Jemi duke shqyrtuar të gjitha çështjet të cilat vënë në pikpyetje mbajtjen apo jo të matures shtetërore. Edhe opsioni për prolongimin e provimit të maturës shtetërore por dhe opsioni për anullimin e të njejtit. Të ndjekur nga fakti se cili është interesi më i mire për maturantët tanë, ne do të marrim vendimin e duhur. Të gjithë nxënësit do të jenë të njoftuar në kohë” – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Sa i përket mënyrës së vlerësimit të nxënësve në rrethana të jashtzakonshme, minisri Ademi njoftoi se procesi vazhdon në të njejtën mënyrë ashtu sic është bërë edhe në rrethana normale.

Secili nxënës do të vlerësohet në bazë të angazhimit të treguar më herët e deri në përmbyllje të vitit shkollor.

Ndërsa të gjithë arsimtarët janë furrnizuar me modelin se si do të bëhet vlerësimi i nxënësve.

Ndërsa për modelin se si do të bëhet vlerësimi përmes notes apo vlerësim pëshkrues, Ademi tha se kjo pak rëndësi ka edhe pse procesi arsimor po realizohet në mënyrë dixhitale.