Shtabi Qendror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim sot në konferencën për shtyp shpalosi aktivitetet për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet lokale në Dibër.
‘BDI po hyn e përgatitur në këtë fushatë në dy segmente, për zgjedhjet presidencial dhe lokale në Dibër. Si BDI jemi mobilizuar të gjithë bashkë, aktivist dhe kreu i partisë për të shënuar suksesin e radhës.
BDI është përcaktuar për konceptin pro NATO dhe BE si dhe pro presidentit konsensual.
Në këtë garë do të zhvillojmë fushatë moderne dhe interaktive. Rruga për në BE dhe NATO është vendosur dhe nuk mund të ndalet. Fushatën e filluam në Dibër dhe do ta përfundojmë në Dibër.’ ka theksuar mes tjerash Arbër Ademi.
Konferencë për shtyp e Shtabit Qendror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim
Publiée par Aktuale sur Lundi 1 avril 2019