Ademi: BDI i’a mori kalanë nga brenda opozitës dhe i dha leksion të vërtete për poltik-bërjen te ne

Modeli zgjedhor ”Një anëtar-një votë”, që aplikoi BDI, duket që ka ndjallë debat pozitiv në opinion. Analisti Visar Ademi ka vlerësuar lartë këtë hap të partisë së Ali Ahmetit, njofton Flaka

Marketing

Sipas Ademit, BDI sot me zgjedhjet mbrenda partiake përfundimisht tregoi kapacitet për tu reformuat në parti moderne me një gjeneratë të re udhëheqësish.

Ademi shprehet që:

“Me koncept demokratik dhe qytetërim të lartë të pazakontë për të, BDI-ja sot me zgjedhjet mbrenda partiake përfundimisht tregoi kapacitet për tu reformuat në parti moderne me një gjeneratë të re udhëheqësish. Atë që duhej ta bënte opozita shumë më herët e bëri BDI duke krijuar një model inkluziv ku asnjëri nuk ndjehej i përjashtuar nga gara”, shprehet analisti Ademi.

BDI i’a mori kalanë nga brenda opozitës dhe i dha leksion të vërtete për poltik-bërjen te ne.

Ndryshe, Kryetar dege i BDI-së në Gostivar është zgjedhur Valdet Xhaferi, ndërsa në Tetovë Faton Ahmeti. Në Bogovinë, Besnik Emshiu, në Bervenicë Arkin Jahi, Zhelinë-Emir Sulejmani, Vrapçishtë -Nebi Rexhepi, Tearcë- Nuhi Neziri, Çashkë-Nafi Durmishi, në Studeniçan Ejup Abazi, kurse në Dollnen, Xhemil Qamili.