Ademi: BDI partner ka vetëm shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk pret të jetë e përkëdhelura dhe e favorizuara e një partie tjetër, e veçanërisht të ndonjë partie politike maqedonase, tha ministri i Arsimit, Arbër Ademi, ndërsa ka komentuar koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet e 12 prillit.

Marketing

“Ne dëshirojmë të jemi të preferuarit e shqiptarëve dhe deri më sot, mbështetja e qytetarit shqiptar ka qenë një konstancë e palëkundur sepse asnjëherë nuk kemi pasur partner strategjik në taborin tjetër. Ne jemi dhe dëshirojmë të vazhdojmë të jemi të preferuarit e shqiptarët”, tha Ademi, ndërsa shtoi se kjo është arsyeja pse japim çdo ditë llogari para qytetarëve.

“Nuk futemi në qeverisje pa mbështetjen dhe legjitimitetin e shqiptarëve. Dhe partia fituese shqiptare do të jetë pjesë e Qeverisë. Sepse pa Badenter, nuk ka Qeveri. Kështu që ne punojmë fort që të marrim legjitimitetin e shqiptarëve. Vetëvrasje politike bëjnë ato parti që futen në Qeveri pa mbështetje të votës dhe vullnetit të shqiptarëve. Ne e dimë vitin 2006 kur VMRO me retorikë nacionaliste kundër BDI-së, mori në Qeveri partinë jofituese, por në 2008, u detyrua të koalicionojë me BDI-në”, tha sonte në emisionin “Click Plus” në TV21.