Xhevat Ademi – deputet i BDI-së i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M ka akuzuar se ishte VMRO-ja ajo që me këmbëngulje refuzonte zgjidhjen e problemit të emrit dhe duke bllokuar automatikisht edhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
“Bashkimi Demokratik për Integrim që nga themelimi i saj në vitin 2002 ka qenë gjithmonë promotori i integrimit në NATO dhe BE. Mirëpo duhet pranuar edhe fakti që jo vetëm BDI-ja por asnjë subjekt shqiptar nuk kanë pasur numrat, ndikimin dhe mundësinë që këtë proces ta çonin përpara. Është e vërtet që BDI-ja nuk e arriti gjatë koalicionit me VMRO-në ta realizojë këtë proces, por jo për fajin e Bashkimit Demokratik. Ishte VMRO-ja ajo që me këmbëngulje refuzonte zgjidhjen e problemit të vetëm për anëtarësimin në NATO, zgjidhjen e problemit të emrit”, deklaroi Xhevat Ademi – deputet i BDI-së.