Ademi: Do shlyhen borxhet e shkollave

Nuk është vetëm komuna e Manastirit e cila po përballet me probleme dhe me borxhe në sferën e arsimit, ka edhe komuna të tjera. Është formuar edhe grup punues në kuadër të Qeverisë, në të cilin bëj pjesë edhe unë.

Marketing

Po ndërmarrim aktivitete që borxhet të shlyhen, por ende nuk kemi rezultat përfundimtar. Këtë sot e deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi pas inaugurimit të dy centraleve fotovoltaike në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji informative në Shkup (FETI).

“Në këtë moment më me rëndësi është të potencohet se jemi në komunikim të rergullt me BNJVL-në dhe me kryetarët e komunave ku ka borxhe në pjesën e arsimit, ndërkaq nuk janë më. Ne do t’i ndërmarrim të gjitha obligimet të cilat na takojnë si minsitri e resorit”, tha Ademi duke u prëgjigjur në pyetjen e gazetarëve për shkollat e Manastirit të cilat janë pa rrymë. Shtoi se bisedojnëe dhe me EVN Maqedoninë.

Ministri Ademi informoi se para një muaji ka pasur takim pune me kryetaren e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska dhe se së bashku kanë inicuar takim në suaza të BNJVL-së.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës informoi se në rrjedhë është tenderi për furnizim të mobiljeve për shtëpitë e nxënësve dhe studentëve dhe për shkollat të cilat tashmë janë caktuar në furnizimin publik. Procedura është në rrjedhë dhe, siç tha, po përfundohen punët investuese për shtëpinë e nxënësve “Goce Dellçev”.

I pyetur për ritin fetar dhe festimin privat që janë mbajtur në një shkollë në komunën Gazi Babë, minsitri Ademi tha se nuk kanë dhënë miratim dhe se për rastin është informuar përmes mediumeve.

“Institucionet arsimore nuk mund të shërbejnë edhe për festa private. Do t’i ndërmarrim të gjitha masat që janë në kompetencat tona”, tha Ademi. Theksoi se pasi që të caktohet gjendja reale, nëse ka pasur pëlqim, leje apo çfarëdo lloj akti nga dikush, më pas do ta njoftojnë opinionin.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për librat shkollorë, shtypshkronjat dhe edituesit, si dhe për aktivitetet përgatitore të cilat i kanë ndërmarrë në prag të vitit të ri shkollor, Ademi paralajmëroi se së shpejti do të mbajë konferencë tematike për shtyp.