Ademi do të kryesojë Konferencën e Tetëmbëdhjetë të KOSAP-it

Nga 3 deri më 5 qershor në Hotel Unique Resort-Spa, Ohër, Komisioni për Çështje
Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë organizator i
Mbledhjes së 18-të të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështje
Evropiane / Integrime të vendeve të përfshira në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit
nga Evropa Juglindore – KOSAP, në kuadër të kryesimit tonë me Konferencën.
Në konferencën e këtij viti të KOSAP-it, e cila është forum për shkëmbimin e rregullt të
qëndrimeve mbi Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit, Strategjinë e Anëtarësimit në BE
të vendeve të Procesit, si dhe procesin e zgjerimit të BE-së, pjesëmarrjen e njoftuan
delegacionet e vendeve të rajonit, si Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Turqia
dhe Kosova.

Marketing

Konferencën do ta hapë dhe me të do të kryesojë kryetari i Komisionit për Çështje
Evropiane të Kuvendit, Arbër Ademi. Në kuadër të të dyja paneleve si tema për diskutim
janë parashikuar: Bashkëpunimi rajonal i Ballkanit Perëndimor në aspektin ekonomik,
politik dhe evropian dhe IPA 3 – përvojat, perspektivat dhe mundësitë.
Në Konferencë pritet që delegacionet t’i shkëmbejnë qëndrimet dhe mendimet për
çështjet që kanë të bëjnë me proceset eurointegruese në vendet e tyre, si dhe për
zhvillimet aktuale në rajon dhe më gjerë

Konferenca, e cila do të jetë e hapur për publikun, do të përfundojë me miratimin e
deklaratës së përbashkët dhe deklaratave për mediat.