Ademi: Do të mbyllen universitetet që nuk i plotësojnë kriteret

I pyetur rreth akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, ministri theksoi se Ligji i ri i Arsimit të Lartë është i qartë, universitetet apo grupet studimore që nuk i plotësojnë kriteret do të mbyllen.

Marketing

“Ata të cilët nuk i plotësojnë kushtet edhe do të mbyllen, dispozitat ligjore janë rigide, kriteret janë edhe më të ashpra me Ligjin e ri për arsimin e lartë dhe leje për punë, aktvendim, me të cilin jepet leje për punë, asnjë program studimor nuk do të ketë nga ana ime në qoftë se nuk plotësohen kushtet e parapara me ligjin e ri, në të cilin parashihen edhe kushte më të rënda.”,- tha ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

Këto komente Ademi i bëri pas promovimit të programit të ri të BE-së “Korpusi evropian i solidaritetit”, ku të rinjtë në mënyrë vullnetare mund të tregojnë solidaritetin dhe të ndihmojnë për të zgjidhur situata të ndryshme në të gjithë Evropën.