Ademi: Do t’u dalim në ndihmë atyre që kanë probleme për realizimin e mësimit në distancë

Ministri i Arsimit thotë se në bazë të informacioneve që ka marr nga Ministria për Shoqëri Informatike, i gjithë territori i Maqedonisë është i mbuluar me internet.

Marketing

Ministri Ademi, tha se është krijuar tashmë një sistem komunikimi përmes të të cilit institucionet kompetente do të informohen nga burime relevante rreth pengesave me të cilat mund të përballen familjet për realizim të mësimit në distancë.

Ai tha se do t’u dalin në ndihmë familjeve që ndoshta nuk posedojnë kompjuter, apo telefon të zgjuar, por nuk dha një përgjigje konkrete për familjet që ndoshta nuk kanë linjë internet nëpër shtëpitë e tyre. Sipas tij, sfida ka, por me prioritet është që të vazhdojë procesi arsimor.

Marketing