Drejtori Memeti në aksion për pastrimin e borës në rrugën Gostivar- Kërçovë

Reshjet e borës që kanë kapluar vendin gjegjësisht vendet malore e ka bërë që të dalë në teren edhe drejtorin e NP ” Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti. Ai së bashku me punëtorët e Ndërmarrjes, vazhdon të pastrojë borën në rrugën Gostivar – Kërçovë veçanërisht në Strazhë.

Marketing

“Ne kemi dalur për të pastruar rrugët, nuk do të lejojmë që të bllokohet rruga nga bora, ndërmarrja është e gatshme të intervenojë për çfarë do rasti, dhe sonte po pastrojmë rrugën Gostivar – Kërçovë, gjegjësisht në Strazhë ku ka më shumë borë” u shpreh Memeti.

Sipas tij, të gjitha rrugët deri tani janë të kalueshme, nuk ka rrugë të bllokuara edhe pse bie borë, punëtorët po menaxhojnë si duhet situatën.

Drejtori i NP " Rrugët e Maqedonisë" Bekim Memeti vazhdon të kujdeset për qytetarët në rrugën Gostivar -Kërçove gjatë reshjeve të borës

Publiée par ts.mk sur Mardi 24 mars 2020

Marketing