Ademi: Është koha të ndryshohet fotografia bardh e zi ku për kryeministër garojnë vetëm dy parti maqedonase

Bartësi i listës së BDI-së për deputetë në zonën zgjedhore 2, Arbër Ademi, duke folur në emisionin Debat Zgjedhor në TV21 tha se ka ardhur koha që bashkë me qytetarët të ndryshohet fotografia bardh e zi që është parë deri më tani, ku për pozitën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut garojnë vetëm dy kandidatë të dy partive të kampit maqedonas.

Marketing

Ai idenë e partisë së tij për Kryeministër shqiptar, Ademi e quan hap të guximshëm për shqiptarët, si komuniteti i dytë më i madh në Maqedoni.

https://www.facebook.com/watch/?v=1209854942697825&t=0