Analisti i njohur për çështje ekonomike, Visar Ademi ka bërë kalkulimet e përgjithshme se sa milion euro harxhohen për dasma dhe ahengje të tjera familjare vetëm në rajonin e Pollogut, gjegjësisht në Gostivar dhe Tetovë. Ai ka theksuar se totali i harxhimeve për këto ahengje shkon në mbi 192 milion euro,.
Ademi përmes kalkulimeve që ka nxjerrë në facebook ka thënë se Pollogu nuk po varfërohet, por po ndodhë e kundërta. Ja të gjitha kalkulimet e tij se sa para harxhohen vetëm dasma dhe ahengje tjera, pa përfshirë harxhimet e përditshme, sidomos edhe ato në sferën e ndërtimit, që po ashtu kapin shifra të larta.
Ja postimi i plotë i Visar Ademi, analistit nga Gostivari:
Meqë kohët e fundit ka diskutim që Pollogu varfërohet, ja një argument që tregon të kundërtën. Paratë që harxhohen për dasma në Pollog:
1. Sallone për dasma në Gostivar: total ka 30 në GV (martesa) +30 (syneti, petka, lindja e djalit, mevlude)= 60 evente në nate. 60 x 40 evente ne sezone= 2.400 ngjarje
2. 2.400 evente ne sezone * 400 te fuar= 960.000 mysafir
3. 960.000 mysafir x 15 Euro/ushqimi= 14.400.000 Euro. Muzika 2.400 dasma x 3.000 Euro= 7.200.000 Euro
Totali: 21.600.000 Euro
4. Flori dhe stoli: 2.400 dasma x 20.000 (mesatarja)= 48.000.000
5. Tesha (fustane/ smoking)= 2.400x 1.000 Euro= 2.400.000
6. Te tjera (zbukurime, frizura)= 2.400 x 2.000 Euro= 4.800.000
Totali i harxhimeve per dasma ne Gostivar= 76.800.000 Euro
Nese e shumzojme.me 1.5 here (per shkak te madhesise) per Tetove dhe rethine = 115.200.000
Totali per Pollog 192.000.000.
E di qe eshte shume.me teper por ky eshte kalkulacion i thjeshte pa mos i mare parasysh shpenzimet tjera indirekte (bakshishe, dreka, darka).
Dhe pastaj thone se ne jemi te varfur!!! Fatkeqesisht, jemi te varfur ne tru dhe jo financiarisht!!”, ka shkruar Visar Ademi.