Ademi: Gjithë koalicioni Levica (VMRO, ASH, Levica, Besa) janë futur në një skenar rus

Sonte në “Rruga Drejt” po zhvillohet një debat i ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës, sa i përket bllokimit të Kuvendit. Përveç VMRO-së dhe LSDM-së të cilët janë të ashpër mes njëri-tjetrit, edhe BDI dhe ASH, nuk e lanë lehtë me akuza e kundër akuza. Madje madje, ato shkuan aq larg saqë u përmend edhe një futje në një skenar rus.

Marketing

Ishte Arbër Ademi, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili tha se opozitë është futur në një skenar rus, derisa theksoi se bllokimi i Kuvendit ka ardhë si pasojë e Aleancës për Shqiptarët të cilët nuk po marrin pjesë nëpër seanca.

“U bëjë thirrje që ta ndalojnë këtë dhunë institucionale dhe bllokim të shtetit. Është e logjikshme që partnerët strategjik të ASH-së, pra VMRO, Levica, po e implementojnë atë që e kanë paralajmëruar, ndërsa Aleancës ju pengon Talat Xhaferi dhe e thonë të kundërtën. Këta (ASH), janë në shërbim të agjendës së tij. Bllokimi është si rezultat i mospjesëmarrjes në Kuvend të Aleancës, dhe prapë po e them, Rusia e ka gjetur RMV-në si më fragjile dhe me vetëdije apo pa janë futur në një skenar rus. Pra opozita është futur në një skenar të tillë, gjithë koalicioni Levica (VMRO, ASH, Levica, Besa)”, tha Ademi.