Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp njoftoi se gjuha boshnjake nga shtatori i këtij viti do të jetë zyrtare në shkollat fillore në Maqedoni.
Ai tha sa ka nënshkruar planin mësimor për arsimin fillor nëntëvjeçar dhe janë përkthyer edhe librat për klasën e parë në gjuhën boshnjake, njofton Telegrafi Maqedoni. “Siç është njoftuar opinioni gjuha boshnjake, bëhet pjesë e mësimit të rregullt në arsimin fillor nëntëvjeçar, prej vitit shkollor 2018/19. Për këtë qëllim tashmë kam nënshkruar planin mësimor për arsimin fillor nëntëvjeçar, ku janë përkthyer planet mësimore aktuale për lëndët për klasën e parë dhe është përpiluar plani mësimor për lëndën gjuha boshnjake, si lënë e re”, tha mes tjerash Ademi.
Ai gjithashtu shtoi se është hapur edhe konkursi për përpilimin e tekstit shkollor për klasën e parë për gjuhën boshnjake.