Ademi i LSDM: Nuk mund të kalojnë amendamentet për çështjet shqiptare?!

Anëtari i lartë i LSDM-së, Edmond Ademi në emisionin “N’shesh” në RTK ka folur lidhur me ndryshimet kushtetuese që janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës, por edhe për propozimet e partive shqiptare për amendamente që kanë të bëjnë me cështjen shqiptare. Ai ka thënë se LSDM është parti që ka 10 mijë shqiptarë si anëtarë dhe se llogaritet partia e dytë për përkrahje tek shqiptarët.

Marketing

“Amendamentet tjera të partive opozitare shqiptare janë kërkesa të ekzagjeruara dhe nuk duhet të hapet Kutia e Pandorës. Ndryshimet kushtetuese kanë të bëjnë enkas me Marrëveshjes së Prespës dhe ngushtë të lidhura me NATO dhe BE. Ekzistojnë procedura ligjore që duhet ndjekur. Jo që LSDM apo Zaev ka kundër gjuhës shqipe, por në këtë moment është ky proces të kryhet. Ligjërisht kur niset procedurë për ndryshimin e Kushtetutës është proces dhe duhet të përmbahen në kuadër të inicativës.”, theksoi Ademi.

Ai tha se edhe opozita shqiptare e përkrahu procesin që është i rëndësishëm si pozicion strategjik i shqiptarëve të Maqedonisë. “Iniciativa tani është për katër amendamente, dhe ata e përkrahën këtë. Dhe tani dalja me propozime shtesë dhe të ndryshme e vështirëson procesin sidomos në këtë situatë të ndjeshme.”, theksoi Ademi.

Marketing