Ademi: Janë përpiluar programe të reja mësimore për lëndën e “Arsimit muzikor”

Janë përpiluar programe të reja mësimore për lëndën “Arsimi muzikor”, për klasën e gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë, të cilat tashmë janë miratuar dhe fillon zbatimi i tyre, kështu theksoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Marketing

Theksoi se programet kontribuojnë drejt zhvillimit të konceptit të multikulturalizmit, njoftimit dhe respektimit të diversiteteve.

“Çdo nxënës do ta mësojë kulturën dhe traditën në fushën e muzikës për bashkësinë e vet por do të ketë mundësi ta mësojë edhe kulturën muzikore dhe traditën e bashkëqytetarëve të bashkësive të tjera etnike, përmes dëgjimit dhe përpunimit të këngëve dhe komponimeve, si edhe njoftimin me instrumentet dhe karakteristikat e tjera të këtyre bashkësive”, theksoi Ademi.

Tha se programet e reja mësimore e zhvillojnë përmbajtjen që nxënësit duhet ta mësojnë në këtë lëndë e cila ua shpreh dashurinë ndaj muzikës dhe ndaj krijimtarisë muzikore.

“Programet ofrojnë gjuhë të kuptueshme dhe të lehtë, gjegjësisht materie e cila do të përvetësohet thjeshtë nga nxënësit, në përputhje me moshën e tyre, ndërsa me qëllim që të marrin informacione për bazat e artit muzikor, për instrumentet muzikore, që t’i përjetojnë tërësisht veprat muzikore dhe të edukohen dhe informohen për karakteristikat e bashkësive etnike të cilat jetojnë në territorin e vendit tonë, ndërsa që lidhen me kulturën e tyre muzikore dhe traditën”, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Marketing