ADEMI: Jemi të kënaqur, ka rritje të ulët të suksesit te maturantët

Nota e përgjithshme mesatare nga provimet për të gjitha lëndët nga matura e 11-të shtetërore për vitin arsimor 2017/2018 në sesionin e provimeve në qershor është 3.42, që është përmirësim i vogël nga viti i kaluar kur nota mesatare ishte 3.39.

Marketing

Rezultatet nga provimet për tre lëndët eksterne të cilët i dhanë nga 2 deri më 21 qershor, sot në konferencë shtypi i kumtuan ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), Lidija Gjoshevska.

Sipas të dhënave, nota më e lartë mesatare është arritur në lëndën e gjuhës turke 4.18, ndërsa nota më e dobët është nga lënda e gjuhës angleze 2.91.

“Kemi situatë relativisht të njëjtë si vitin e kaluar. Jemi të kënaqur sepse ka rritje të ulët të suksesit, ndërsa kjo është indikator se edhe krahas të gjitha sfidave dhe gjendjen në të cilën ndodhet arsimi, kjo është në rrugë të mirë drejt cilësisë më të mirë”, tha ministri Ademi, duke theksuar se qëllimi i tyre është që të fitojnë imazh real për arsimin në nivel kombëtar nga çka do të nxjerrin konkluzione për përmirësim të tyre.

Gjuhë dhe letërsi amtare në qershor provimin e kanë dhënë 14.969 maturantë. Gjuhë maqedonase 10.122 me notë mesatare 3.66, gjuhë shqipe 4.474 me sukses mesatar 3.81 dhe gjuhë turke kanë dhënë 373 me notë mesatare 4.18.

Për lëndën e matematikës, për të cilin në qershor ka pasur 1.900 kandidatë, nota mesatare e arritur është 3.37.

Tek gjuhët e huaja nota më e lartë mesatare është arritur në gjuhën gjermane (3.99 nga 157 maturantë). Gjuhë frënge kanë dhënë 111 nxënës dhe nota mesatare është 3.82, provimin për gjuhë turke e kanë dhënë 14 kandidatë dhe nota mesatare është 3.21.

Befason që sivjet nota në gjuhën angleze është më e ulët – edhe midis gjuhëve të huaja dhe në përgjithësi midis lëndëve të tjera. Për këtë provim ishin të paraqitur 13.507 maturantë, ndërsa suksesi mesatar është 2.91. Sipas drejtoreshës së QSHP-së Gjoshevska, arsyeja është që shumë teste janë zgjidhur në mënyrë identike dhe përgjigjet për ese shpeshherë kanë qenë të njëjta, me siguri të zbritura nga interneti. Kjo u ka sjellë zero pikë kandidatëve.

Tek provimi i tretë ekstern, për të cilin maturantët mund të zgjedhin midis gjashtë lëndëve, nota më e lartë mesatare është arritur në kimi (3.98). Sipas suksesit pasojnë provimet në fizikë (3.96), biologji (3.79), filozofi (3.78), estetikë (3.58) dhe histori (3.21).

Nga gjithsej 43.331 provime të realizuara nuk janë dhënë 2.512, gjegjësisht 5,8 për qind. Sipas numrit të notave të marra, më shumë ka tresha (36.6 për qind) dhe katërshe (32,3 për qind). Pesëshe kanë marrë 14,1 për qind e maturantëve, ndërsa dysha 11,3 për qind.

Të enjten ka përfunduar edhe afati për ankesa. Deri tek QSHP janë dorëzuar 480 ankesa, ndërsa komisionet si të pabaza kanë pranuar 130. Sipas për qindjes, janë dorëzuar 1,1 për qind ankesa, ndërsa janë pranuar 0,3 për qind nga numri i përgjithshëm. Çmimi i ankesës ishte 1.500 denaë dhe të hollat u kthehen nxënësve të cilëve u aprovohen.

Maturantët që në qershor nuk e kanë dhënë maturën shtetërore ose jo në tërësi, sesioni i ardhshëm i provimeve është më 12, 13 dhe 14 gusht. Matura e dhënë shtetërore është kusht që ata të regjistrohen në fakultet.

Drejtoresha e QSHP-së Gjoshevska njoftoi se pas afatit të provimeve të gushtit së bashku me MASH-in do t’i qasen përgatitjes së reformave në maturën shtetërore që do të përfshijë trajnime të kuadrit arsimor dhe nxënësve.