“Në këto zgjedhje gara e vërtetë politike është mes shqiptarëve dhe dy partive politike maqedonase, duopolësh i njohur që duan ta ruajnë ekskluzivitetin e pozitave kyçe shtetërore” tha në Debatin Zgjedhor në TV21, bartësi i listës së kandidatëve për deputetë në zonën zgjedhore 2, Arbër Ademi.
Ai më tej shtoi se partitë maqedonase po flasin për shantazhe dhe këtë gjë e pohoi, duke thënë se BDI shantazhon, në qoftë se, siç tha, si shantazh cilësohet kërkesa e tyre për të pasur kryeministër shqiptar dhe Maqedonia të bëhet vend i barabartë për të gjithë, pa kurrfarë kufizimesh në aspekt të përkatësisë etnike.
https://www.facebook.com/watch/?v=3412084668841889&t=6