Ademi: Kryeministri i parë shqiptar është realitet, do të thyej edhe një tabu

Kryeministri shqiptarë në 100 ditshin e fundit do të thyej edhe një tabu, kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, Arbër Ademi nga BDI-ja, duke nënvizuar se kjo nismë ka mbështetjen e plotë të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe partive tjera shqiptare opozitare.

Marketing

“Sigurisht që po, pikësynim kryesor i kësaj përbërje parlamentare dhe kësaj qeverie që e ka mbështetjen tonë maksimale është realizimi i premtimit për kryeministrin e parë shqiptar propozuar nga BDI-ja dhe që gëzon përkrahjen dhe mbështetjen e LSDM-së dhe jo vetëm, edhe të VMRO-DPMNE-së dhe të partive tjera shqiptare opozitare, së paku kështu është deklaruar. Kuadrot tona, të BDI-së deri tani kanë thyer tabut, kanë thyer disa paragjykime të pakuptimta. Në krye të lëtyre institucioneve në të cilat ndodhen kuadrot tona, kanë dëshmuar se vendit nuk i ndodh asgjë e keqe, përfshi këtu edhe pozicionin e kryetarit të parlamentit, ministri i parë i punëve të Jashtme, shqiptarë…, pra nuk i ka ndodhur asgjë e keqe shtetit, përkundrazi janë forcuar pozitat e saja drejtë zhvillimit. Është kultivuar vlera e barazisë”, tha Ademi./ Alsat.mk