Ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi në pres konferencën e sotme tha se u jep mbështetje maksimale për nxënësit, studentët dhe të rinjtë!
Vauçerë në vlerë të njëhershme prej 6.000 denarëve, do t’u ndahet studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme që janë të familjeve me të hyra të ulëta, ndërsa këto mjete do të shfrytëzohen vetëm për mbulimin e participimit për studime në universitete dhe për akomodim në konviktet studentore, të nxënësve dhe të atyre që janë akomoduar privatisht.
Kartelë pagesore vendore me shumë në dispozicion prej 3.000 denarëve, që u dedikohet studentëve do të mund të shfrytëzohet vetëm për blerjen e produkteve vendore dhe shërbimeve në veprimtaritë e targetuara si shërbime që janë prekur nga kriza.
3. Vauçerë, në shumë deri 30.000 denarë, që u dedikohet të rinjve deri në moshën 29 vjeçare, për bashkëfinancimin e trajnimeve dhe kurseve për IT dhe shkathtësi digjitale – që mbase janë shumë të nevojshme dhe të kërkuara tashmë disa vite, sepse tash posedimi i këtyre shkathtësive është kusht themelore për gjetjen e një angazhimi pune në cilëndo veprimtari dhe segment të jetës shoqërore.
✅ Mbështetje maksimale për nxënësit, studentët dhe të rinjtë!1. Vauçerë në vlerë të njëhershme prej 6.000…
Publiée par Arbër Ademi sur Mercredi 20 mai 2020